Forcohen kriteret për emërim në SPAK, një komision i BKH do i verifikojë! KLP voton vetëm prokurorët që kalojnë 'sitën' e Komisionit të Posaçëm

20 Shtator 2023, 15:50

Një komision i posaçëm i Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjykatës dhe prokurorisë së posaçme do të verifikojë në detaje prokurorët e rinj që aplikojnë për tu emëruar në këtë strukturë pas kalimit të vetingut. KLP-ja do të votojë vetëm kandidatët e propozuar nga komisioni i SPAK, i cili në 3 muaj verifikon pasurinë dhe pastërtinë e figurës së aplikantëve, duke forcuar akoma më shumë filtrat e emërimit