Formacionet zyrtare/ Reja ‘mban fjalën’! Kundër Lituanisë 3 ndryshime, nga minuta e parë një debutues

7 Shtator 2020, 20:32

Ashtu siç pritej Edy Reja ka bërë disa ndryshime në formacion në ndeshjen me Lituaninë në krahasim me sfidën e tre ditëve më parë kur kombëtarja luajti në transfertën e Bjellorusisë.

Vendin e Frederik Veselit e ka zënë Ena Mihaj, në mesfushë Bare është zëvëndësuar me Qazim Laçin që debuton sonte me kombëtaren, ndërsa në sulm trajneri italian ka zgjedhur një ndryshim kokë me kokë mes Balajt dhe Sadikut.