Formulari i ri për tatimin e profesionisteve të lirë nuk është gati, deklarimi i të ardhurave do bëhet me formularët ekzistues

18 Dhjetor 2023, 18:49

Deklarimi i të ardhurave dhe pagesa e tatimit mbi të ardhurat, i profesionistëve të lirë, nga 1 janari 2024 nuk do të bëhet me formularë të posaçëm por me ato që janë ekzistuese. Kjo për shkak se Ministra e Financave nuk ka gati formularin, ndërsa me akt normativ është shtyrë edhe afati se kur profesionistëve të lirë do t’u njihen edhe shpenzimet e nevojshme për aktivitetin e tyre.