Forumi ekonomik/ Varfëria mbetet problem në vend, ekspertët: Duhen politika sociale, ka pabarazi investimesh

19 Tetor 2021, 18:08

Rritja ekonomike nuk është e njëjtë në të gjithë vendin, pasi është e përqendruar vetëm në disa rajone dhe për pasojë ka rritje të pabarazisë dhe nivel shqetësues të varfërisë në vend. Ekspertët e ekonomisë Adrian Civici e Selami Xhepa dolën në këtë përfundim në forumin 'Ekonomi për të gjithë'.