Fotoja e Bleona Matës si adoleshente! 'Pa gjurmë' çon shpresë në familjen e të zhdukurës prej 9 vitesh

26 Mars 2019, 21:46

Pas shfaqjes për herë të parë të fotos që tregon rritjen e 6-vjeçares në atë kohë, sot një adoleshente të Bleona Matës, Report TV udhëtoi drejt qytetit të Kukësit aty ku jeton familja e Bleonës, nëna, vëllai si dhe gjyshi Zenel Mata.

Reagimet e para te vëllait dhe emocionet e gjyshit, pasi panë për herë të parë foton që tregon rritjen moshore të Bleonës.

Gjysh Zeneli i prekur nga fotoja e realizuar nga ekspertët ndërkombëtar thotë se shpresojnë në rikthimin e Bleonës.

"Kemi 9 vjet që po presim nga zoti që ku do të dalë shenja e Bleonës dhe kjo para një jave doli. Ne si familje jemi të mallëngjyer për këtë. Jemi pa gjumë tërë kohën mendojmë për të. E vetmja shpresë për ne është emisioni "Pa Gjurmë" që është futur në këtë mes dhe ne ishalla prej zotit do na sjelli vajzën. Kjo më jep kurajën të jetoj edhe ca. E kam deklaruar edhe më herët që nuk do vdes pa e parë vajzën. 9 vjet duke kërkuar me hoxhallarë, bejlerë e gjithçka, sot u bë realitet prej jush", shprehet Zenel Mata.