FOTO-Ekskluzive/ Ja si mund të jetë sot Bleona Mata, dëshmia: Vajzën e kam në dorë, ka qenë edhe shtatzënë

Për herë të parë nga zhdukja e Bleona Matës, në moshën 6-vjeçare, realizohet identikiti, sesi duket imazhi i saj, një 16-vjeçare sot. Ekspertët ndërkombëtar amerikanë realizojnë pamjen e Bleonës sot një adoleshente, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010. Drejtori i CRCA Altin Hazizaj, per degen ne Shqiperi, në bashkëpunim me emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV shfaq për herë të parë këtë foto, që tregon progresionin e moshës së Bleona Matës dhe ndryshimin që ka pësuar ajo gjatë rritjes, deri në moshën aktuale, që është sot.

Identikiti si mund të jetë Bleona Mata SOT

Dëshmia e parë nga Italia
U gjend gocë, por nuk duam si ta hapim për momentin. E kam gjetur dhe e kemi këtu. Goca është në Itali, është një grup që lëviz, nuk jap dot qytetin e saktë. Vajzën e kam parë me sytë e mi. Bleona është në lëvizje me një grup të madh nga Shqipëria, janë edhe politikanë të përfshirë, por ditën që do të niseni, do të niseni urgjentisht. Do të flasim, do të njihemi. Jo që do ta sjell, por e kam në dorë Bleonën. Punë dite dhe jave do të ndalohet grupi, pasi është ngritur i gjithë shteti. Në këtë moshë nuk e di sa vjeç është. Ajo është Belona, pasi ka një të djegur poshtë gushës. Grupi kuptohet se për cfarë e mban, është e torturuar, e kam parë në disa qytete në Pescara, Modena dhe Ankona.

Është e torturuar e shfrytëzuar. Ata që e kanë marrë marrin akoma fëmijë nga Shqipëria. I them nënës që të mos pranojë asnjë lloj telefonate, pasi janë të gjitha gënjeshtra. Unë punoj në gjykatë, do të marr pastaj nga ana e policisë. Vajza ka një të çarë në fytyrë, thuaj të ëmës që të përgatitet. Zonja që e ka parë me sytë e vet, thotë që është kështu dhe pikë dhe që 12-13 vjeçe mbetet një fëmijë shtatzënë. Ka qenë shtatzënë nuk e di nëse fëmijën e ka apo ia kanë hequr. Gocën do ta sjellë vetë në Shqipëri. Ajo duket se është 16-17 vjeçe, është mirë. Gocën tani e kemi të sigurt me një njeri që po e mban mirë, pasi është ndaluar edhe ai njeriu.

Dëshmia e dytë nga Italia
Bleonën e kam mbajtur vetë. Është 100% ajo, kam folur është shqiptare. Ka qarë, ka thënë jam shqiptare, ka treguar, të tjerët e mbanin dhe e rrihnin. Edhe vajza ime është shfrytëzuar. E kemi gjetur edhe atë që e ka rrëmbyer. E kam takuar para 4-5 vitesh. Ec se tani e kemi në dorë. Pa folur unë me nënën, goca nuk do të dalë në shesh. Do ta mbaj edhe në shtëpinë time po të jem e detyruar. Para se të vijë goca në Shqipëri, do të vijë nëna këtu vetë. Gocën e kam në dorë të sigurt në kuptimin që tani afër do e ndalojnë. Goca është kjo, vetëm përgjigjen të nënës a është kjo apo jo. Unë jam në qendër të Italisë në Ancona, ndërsa goca lëviz, e lëviznin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opionisti: 21/03/2019 11:14

    aka lidhje bleona mata me BERATI ME MAJLINDA LINDA OBINKARI PO APO KA LIDHJE I JATI BLEONES ME JOVAI SI KUSH

    Përgjigju
  • mjerimi: 20/03/2019 17:09

    Ketyre k... e p.... qe tallen me nje nene te ciles i eshte perveluar shpirti u ndodhte ne shtepiune e tyre,vdekshim me kancer ne vrime te bythes ishalla.

    Përgjigju
  • Ledia: 20/03/2019 10:17

    kjo zonje po te jete kaq e sigurt le ti mari ti siguroj nje fije floku po ka kontakt dhe pasi ja dergon autoriteteve shqiptare kjo e fundit ben adn dhe ne bashkepunim me dy policite italiane dhe shqiptare kryejne operacion per arrestimin e turoreve dhe gjetjen e vajzes.Por fakti qe del ne tv autoret kane njerez e njoftojne qe eshte zbuluar dhe e largojne pra ne vend te ndreqni pune i prishni ato me pak sekret dhe profesionalizem nese eshte e vertet vajza sot duhet te ishte ne duart e policise italiane po jo llafe pazari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë