Fotoja e Ismail Qemalit tërheq vëmendjen në takimin online, batuta e Ramës: Është gjyshi im, e shikoni ngjashmërinë

27 Nëntor 2023, 16:05

Kryeministri Edi Rama, ishte në Vlorë teksa zhvilloi online një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane. Vëmendjen e drejtuesit të bashkëbiseditmit tërhoqi portreti i Ismail Qemalit, që ndodhej i varur në mur pas shpinës së kryeministrit. Por në mbyllje të këtij bashkëbisedimi Rama ka bërë edhe një batutë.