Fotoja me Veliajn që 'dogji' gjyqtarin, Beci: Absurde që komisioni i SPAK skualifikon kandidatët pasi vulos KLGJ dhe KLP, Kushtetuesja t'i japë zgjidhje

25 Mars, 15:38

Nisur nga skualifikimi nga gara për në GJKKO i gjyqtarit Gerd Hoxha, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë të enjten e 27 marsit ligjin për SPAK dhe GJKKO. Kushtetuesja pritet të analizojë një nen që ngre komisionin e posaçëm që bën një riverifikim figure e pastërtie të gjithë kandidatëve, edhe pse kanë kaluar vettingun. Një rreth vicioz e quan Beci këtë situatë që sipas tij duhet të marrë zgjidhje me patjetër nga Kushtetuesja.