Fqinji i vëllezërve Fredi dhe Selman Krasniqi të cilët u arrestuan pasi kishin përshtatur vilën e tyre në Shijak kultivim lëndësh narkotike tha për Report TV se nuk kishte dyshuar aspak për aktivitetin kriminal.
Ai tha se pavarësisht se i kishte fqinj, nuk kishte vënë re të dyshimtë tek dy vëllezërit.
“Nuk kemi parë gjë. Nuk më mbushet mendja. I kisha komshi por në botë nuk më shkonte mendja se merreshin me këtë gjë”- u shpreh fqinji.
Gazetari i Report TV: Nuk e keni ndjerë aromën e lëndës narkotike?
Fqinji: Po unë e pi vetë (qesh), por kam qenë i bllokuar.