Frikë nga dëbimi, shqiptarët në Britani heqin dorë nga kërkesat për azil! 4400 prej tyre braktisin vendstrehimet gjatë periudhës janar-mars

25 Qershor 2023, 16:01

Mijëra shqiptarë azilkërkues në Britaninë e Madhe, janë larguar nga hotelet ku ishin akomoduar.

Sipas mediave britanike mbi 4400 shqiptarë që më parë kishin kaluar kanalin e Lamansh për të shkuar në Angli kanë tërhequr kërkesat për azil. Shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese duke pasur parasysh që në periudhën janar-mars ishin gjithsej 6 mijë kërkesa që u tërhoqën