FRONTEX nis misionin në Shqipëri, oficerët zbarkojnë në Kakavijë

22 Maj 2019, 10:16

Sot nis zyrtarisht misioni i FRONTEX në Shqipëri. I gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të monitorohet nga 50 oficerë të FRONTEX në një marrëveshje pa limit. Mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë po zhvillohet instruktazhi pjesë teknike e operacionit. Janë rreth 25 persona pjesë e FRONTEX për monitorim.

Detyra e tyre do të jetë e përqendruar kryesisht tek emigrantët që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil pra që vijnë nga vendi fqinj njëkohësisht do të kryen edhe kontrolle në automjete në pasagjerë për të shmangur cdo aktivitet të paligjshëm. Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së.