Frrok Çupi në Report Tv: Demokratët të ndahen nga Berishizmi! Qeverisjet e PD kanë qenë një e keqe e këtij vendi

18 Nëntor 2022, 12:12

Për analistin Frrok Çupi ndarja e Partisë Demokratike është një gjë e demosdoshme, pasi sipas tij duhet të ndahen nga ‘berishizmi’ dhe Berisha. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, analisti Çupi theksoi se Sali Berisha tashme ndodhet në hapat e fundit të veprimeve të tij, ndërsa e cilësoi atë si të paligjshëm.