Fruta-perimet të shtrenjta në treg, qershia vetëm për ‘të pasurit’, shitet deri në 3 mijë lek/kg

10 Maj 2023, 20:55

Qershia e importit ka nisur të tregtohet në Shqipëri, dhe çmimi shkon deri në 3 mijë lekë. Blerësit janë të paktë, por tregtarët thonë se tashmë ka nisur të dalë në treg edhe qershia vendase, që duke shfrytëzuar situatën, edhe çmimi i saj shkon deri në 1 mijë e 200 lekë