Fruthi konfirmohet në Shqipëri, burime nga ISHP: 11 raste në Tiranë e Durrës

24 Janar, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2024-01-24 17:09:35

Në vendin tonë është konfirmuar prania e fruthit. Burime nga ISHP bëjnë me dije për Report Tv se 11 fëmijë janë prekur nga fruthi. Rastet me fruth ndodhen në Tiranë dhe në Durrës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijëve të prekur është e mirë.

Futja e fruthit në vendin tonë vjen pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se në gjithë Europën po rriten rastet me fruth. OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi.