‘Fshati i depozitave’, prej vitesh fshati Ruzhdie në Patos pa ujë, banorët: Puset i hapim me forcat tona, ata që s’kanë u japim ne! Asnjë investim në 30 vite

9 Maj 2023, 10:32

Në Ruzhdie të Patosit rreth 300 banorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Në këtë fshat nuk ka rrjet ujësjellës dhe banorët kanë hapur puse, të cilët nuk plotësojnë gjithë nevojat e tyre. Gjithashtu rruga është tejet e amortizuar.