Fshati Lëpush i izoluar nga dëbora, banorët denoncojnë: Prej një muaji jemi pa drita

28 Janar 2021, 20:18

Aksi rrugor Selc-Vermosh që të çon në fshatin Lëpushë është i bllokuar nga dëbora prej disa ditësh. Në këtë fshat jetojnë rreth 15 familje dhe një prej tyre i kërkoi ndihmë Report tv që të bënte publike vështirësitë që po ndeshin. Ata rrëfyen se mungon dhe energjia elektrike ku në një muaj kanë pasur drita vetëm për tre ditë.    

Banorja që kontaktoi tha se i kanë kërkuar ndihmë edhe bashkisë së malësisë së madhe por ende nuk kanë gjetur zgjidhje.