Fshati mes agrumeve, Lukova ndër destinacion më të preferuara në bregdetin jonian! Çmime më të lira se Saranda dhe Himara

21 Prill, 09:17

Lukova konsiderohet si perla e bregut të Jonit. Gjelbërimi i pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër të detit Jon. Pushuesit e parë kanë mbërritur në Lukovë ende pa u çelur zyrtarisht sezoni. Numri i turistëve thanë banorët është gjithnjë në rritje, ku vendin e parë e zënë italianët më pas spanjollët e francezët. Çmimet për akomodim e restorante janë më të lira se në Sarandë apo Himarë