Fshati pa shkollë në Pogradec! 15 nxënës në Peshkëpi në kërkim të një mësuesi! Banorja: Kanë ikur nuset më fëmijët të jetojnë me qira

23 Nëntor 2022, 17:12

Në fshatin Peshkëpi të Pogradecit shkolla është mbyllur edhe pse godina është e re. Shkolla nuk ka mësues, të cilin banorët e kanë kërkuar prej vitesh pranë Drejtorisë Arsimore, por kërkesa e tyre është injoruar.