Fshati Zhamë në Lushnje me 2 mijë banorë pa ujë e rrugë: Po s’e rregulluan problemin, bojkotojmë zgjedhjet

20 Shkurt 2021, 20:47

LUSHNJE- 2 mijë banorët e fshati Zhamë në Lushnjë janë braktisur. Prej 10 vitesh ata nuk kanë rrugë, ujë e as kanalizime.

“Nuk kemi asnjë lloj investimi. As ujë të pijshëm, as ujë të pijshëm, as rrugë dytësore. Premtime boll, por asgjë. Më emergjente është uji i pijshëm dhe rruga dytësore. Është copë-copë”, tha një banor.