Fshehu 52 mln lekë të ardhura dhe s’pagoi sigurimet e lojtarëve, presidenti Refik Halili dhe 'KF Tirana' përfundojnë në gjyq

1 Gusht, 11:48

Klubi ‘KF Tirana’ dhe Presidenti Refik Halili kanë përfunduar në gjyq nën akuzën për fshehje të ardhurash. Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka dërguar për gjykim dosjen, pasi gjatë hetimeve për një procedim penal të vitit 2017 rezultoi se klubi Tirana ka fshehur rreth 52 mln lekë të ardhura dhe nuk ka paguar sigurimet për lojtarët.