Fshehu në oborrin e banesës 3 armë zjarri dhe një gjahu, arrestohet 61-vjeçari në Fier

6 Shtator 2023, 11:20

Një 61-vjeçar është arrestuar në Levan të Fierit, pasi mbante armë pa leje. Në pranga ka rënë Vladimir Mersini, i cili kishte fshehur 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak në një çantë në oborrin e banesës.