Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja! I pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu për të cilin kërkohet dënim

19 Maj 2023, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2023-05-19 16:02:57

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe i kërkon GJKKO-së dënimin me 1 vit burg, ose konvertimin e këtij dënimi me 2 vite shërbim prove. SPAK kërkon që Bashkim Dedja të shpallet fajtor për veprat penale të ‘mosdeklarimit të pasurisë’ dhe ‘deklarimit të rremë të pasurisë’.