Partia Socialiste përsëriti thirrjen për bashkëpunim drejtuar Partisë Demokratike. Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla tha se ftesa është e sinqertë dhe se ky bashkëpunim është i domosdoshëm për proceset integruese të vendit. “Reformat që do të kërkojë kjo fazë e fundit për anëtarësimin e Shqipërisë, nisja e bisedimeve të anëtarësimit, në këtë kuadër ftesa për të bashkëpunuar me opozitën është e sinqertë që bazohet në interesa madhore të vendit dhe kontributi i çdo faktori vendimmarrës dhe përfaqësues dhe sidomos kontributi i PD duhet të bëhet pjesë e kësaj aspirate dhe këtij procesi”, tha Balla. Sekretari i Përgjithshëm i PS Balla në një prononcim për mediat nga Cërriku tha se pret që PD ta pranojë këtë ofertë pasi të ketë përmbyllur procesin zgjedhor të brendshëm. “Pas këtyre momenteve të përzgjedhjes dhe rikonfirmimit të lidershipit të PD, në ato proceset e brendshme të tyre, do të kemi mundësi në shtator që të identifikojmë se cilat janë çështjet që ne e kemi të nevojshme bashkëpunimin me njëri-tjetrin”, tha Balla. Ai nuk komentoi hetimet për Metën, ndërsa tha se tashmë i duhet lënë fjala Komisionit Hetimor Parlamentar. “Tani duhet të heshtim dhe komisioni të sugjerojë vendimmarrjen e vet. Nëse do të shkeljet janë të rënda dhe hyn në parashikimet e Kushtetutës për shkarkimin, natyrshëm do të shkarkohet, nëse komisioni do të thotë ndryshe, kjo është vendimmarrje sovrane e komisionit. Ne duhet të respektojmë Kushtetutën dhe atë mandat që i kemi dhënë këtij komisioni”, tha Balla ndër të tjera.
Ftesa e PS për PD, Balla: Bashkëpunimi i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE
Video të tjera
-
'Hyri 30 vjeç në burg, doli 60 vjeç! Amnistia penale i 'fali' vetëm disa ditë burg
24 Prill, 21:40 -
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 19:14 -
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 18:52 -
'Nuk punoj kamarier', debat mes të ftuarve - Përballje (24 prill 2024)
24 Prill, 16:47 -
Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje
24 Prill, 16:36 -
Shëngjin, rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare
24 Prill, 16:33 -
Masakra e Gërcedit, SHBA letërporosi në GJKKO, ofron agjentët e FBI-së për marrjen në pyetje të 5 dëshmitarëve
24 Prill, 15:24 -
Djali i Tom Doshit shkaktoi aksident, por policia e la të ikte, pyetet Drejtori i Policisë Lezhë! Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit që ta favorizonte
24 Prill, 15:21 -
Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?
24 Prill, 14:48 -
Qytetares i bie të fikët. Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit
24 Prill, 14:43 -
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 14:40 -
Dalin nga amnistia në IEVP Berat 27 të burgosur, 33 të tjerë kanë përfituar ulje dënimi me 1.5 vite
24 Prill, 14:11 -
Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas
24 Prill, 14:01 -
Fier, përfituan nga amnistia penale. Lirohen 80 të burgosur
24 Prill, 13:51 -
Nga burgu i Reçit lirohen 140 të dënuar, Drejtori: Amnistia zgjidh mbipopullimin
24 Prill, 13:47 -
Nga burgu i Reçit lirohen 140 të dënuar, Drejtori: Amnistia zgjidh mbipopullimin
24 Prill, 13:44 -
Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
24 Prill, 13:41 -
Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë
24 Prill, 13:38 -
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 13:17 -
Bardhi akuza Bashës: Bashkëpunëtorja jote miqësi me Olta Xhaçkën, të kërkoi që të pengosh mocionin me debat
24 Prill, 13:09