Fund abuzimeve me çmimet e çadrave dhe shezlongëve, bashkitë përcaktojnë ‘tavanin’, kush e tejkalon ndëshkohet

28 Janar, 19:41 | Përditesimi: 28 Janar, 19:41

Pas alarmit të Kryeministrit Rama për çmimet abuzive gjatë sezonit turistik në jug të vendit, qeveria ka vendosur të 'ngrijë' shifrat në bregdet. Nga ky sezon, nuk do të jetë më dëshira e privatit, por 'dora e hekurt' e bashkive që do të caktojë çmimin tavan për çadrat dhe shezlongët. Kush guxon të kalojë kufirin e përcaktuar në kontratë ose me vendim të këshillit bashkiak rrezikon të humbasë të drejtën për menaxhimin e plazheve.

A.M/Shqiptarja.com