Fund ligjit të Investimeve Strategjike, gati projektligji i ri: Prona shtetërore në dispozicion të investitorëve pa garë! Investimet u fokusuan në turizëm, jo në sektorë që 'prodhojnë' para!

22 Tetor, 15:31 | Përditesimi: 22 Tetor, 15:31

Ligji i shumëdiskutuar për Investimet strategjike, do të pushojë së ekzistuari në fund të këtij viti. Qeveria ka hedhur për diskutim draftin e një norme të re ligjore e cila do të përfshijë në një të vetme edhe çështjen e investimeve të huaja. Projekti parashikon ndarjen e vendit ne 3 zona, sipas potencialit të tyre të zhvillimit. Në mbi 10 vjet, ligji për investimet strategjike tërhoqi më shumti financime për turizmin, pa efekt në sektorin e prodhimit

E.H/Shqiptarja.com