Fundi i basteve sportive,Shyti: 40% e këtij sektori informal, Prifti: Iniciativa pozitive

15 Tetor 2018, 15:02 | Përditesimi i fundit: 2018-10-15 15:56:53

Biznesi i basteve sportive nuk mund të trajtohet si një kope kaçakësh që vjedhin". Është kjo deklarata e Artan Shytit, kreut të shoqatës së basteve i cili sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV u shpreh se vendimi i qeverisë për të mbyllur pikat e basteve sportive është tërësisht i pastudiuar. Megithatë Shyti pranoi se rreth 40 % e këtij sektori është informal ndërsa shifra e atyre që luajnë në mënyrë të paligjshme baste online është e frikshme.

Nuk mund të trajtohet si kope kaçakësh, keni vjedhur, ç'keni vjedhur, nuk është kjo mënyra si trajtohet biznesi. Po, rreth 40 % e këtij sektori është i jashtëligjshëm, shifra e atyre që luajnë onlinë në mënyrë të paligjshme është e frikshme por ky vendim e rrit paligjshmërinë....Të hysh në këtë iniciativë, pa pasur një projekt, pa pasur një studim, ne e dimë që nuk ka një të tillë. Kompanitë e basteve i paguajnë 45 mln euro në vit taksa shtetit. Kompanitë e basteve janë një operator që punon dhe zhvillon një aktivitet, pjesa dërrmuese e të ardhurave të së cilit i merr shteti. Nëse një strukturë shtetërore më thotë që ka harxhuar 1 euro për të bërë një studim social sa janë njerëzit që janë të varur; cilat janë problemet, si zgjidhen. 

Artan Shyti, kryetar i shoqatës së basteveNdërkaq pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Rezart Prifti cili tha se kjo iniciativë është pozitive veçanërisht në aspektin social.

Nga ana sociale është mirë se merr dynjanë nga mbrapa. Si vendim është shumë i mirë nga ana sociale, por unë kam një problem me këtë pjesën e aksionit. Çdo gjë në këtë vend është bërë përherë me anën e aksionit. Unë dëgjova që aty janë 7000 të punësuar. Për mendimin tim këta zotërinj nuk janë të punësuar. Unë ata i quaj të papunë, sepse për mua një person që ka një pikë basti nuk ndryshon nga një që shet fara, sepse nuk ka as kualifikim as specializim.