Fundjava 'shthur' shoferët, 14 aksidente me 4 viktima

10 Gusht 2020, 18:11

Parakalimet e gabuara kanë rezultuar ndër shkaqet kryesore të regjistrimit të aksidenteve në javët e fundit, ku fatkeqësisht janë shënuar edhe viktima. Për këtë arsyer policia rrugore ka intensifikuar kontrollet ku vetëm në fundjavën që lam pas janë ndërmarrë 1013 masa administrative.

Aksi më problematik e ku më së shumti janë konstatuar shkelje të këtij lloji  ka rezultuar a ii Rrogozhinë-Elbasan. Nisur nga kjo sjellje e papërgjegjshme nga ana e drejtuesve të automjeteve policia krahas gjobitjes për shoferët që kapen duke kryer parakalime të gabuara ka ndërmarrë edhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në 1 vit. Fundjava që sapo lamë pas, nxori dhe njëherë në pah sjelljen e papërgjegjshme të shoferëve gjatë drejtimit të automjeteve. Report Tv mëson se në harkun kohor të 3 ditëve policia ndërmori 4645 masa administrative ndërsa u pezulluan 146 leje drejtimi.