Fushë Krujë/ I dhunuan burrin, gruaja bën denoncim te ministri i Brendshëm! Balla publikon videon: AMP po kryen verfikimet

9 Shtator 2023, 20:27

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Fushë-Krujë për të biseduar dhe parë nga afër masat, pas denoncimit të një rasti dhune. Denoncimi ka mbërritur në telefonin e ministrit, përmes një videoje të dërguar nga një banore e Fushë-Krujës. Ministri Balla garantoi mbështetje për familjen e dhunuar dhe marrje në mbrojtje nga autoritetet.