Fushë Krujë, pamjet e shtëpisë ku u gjet pas 3 ditësh që kishte humbur 15-vjeçarja nga Vlora

8 Gusht 2020, 22:05 | Përditesimi i fundit: 2020-08-08 22:10:27

VLORË- Pas 3 ditësh e humbur, është gjendur në Fushë- Krujë, 15-vjeçarja Ergita Liço. Report Tv mëson se vajza po kthehet në shtëpi së bashku me babanë e saj, Miklovan Liço. Kërkimet për të kishin zhvilluar edhe në qytetin e Beratit, por u ndalën pasi vajza u gjet mbrëmjen e kësaj të shtune.

Kontaktuar nga Report Tv, babai i vajzës ka hedhur dyshime se persona të paidentifikuar e kanë mbajtur vajzën me forcë."Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet", rrëfen babai.

Denoncimi është bërë nga babai i saj, Miklovani. Ata kishin humbur kontaktet me vajzën rreth orës 23:30 të mbrëmjes. Vëllai i vajzës e kishte parë të motrën fillimisht në një lokal të qytetit të Vlorës dhe i ka kërkuar të shkojë në shtëpi, por ajo nuk kishte pranuar ndërkohë kamerat e sigurisë në Lushnje e kishin filmuar në një hotel.

VIDEO/Dëshmia e babait