VLORË- Pas 3 ditësh e humbur, është gjendur në Fushë- Krujë, 15-vjeçarja Ergita Liço. Report Tv mëson se vajza po kthehet në shtëpi së bashku me babanë e saj, Miklovan Liço. Kërkimet për të kishin zhvilluar edhe në qytetin e Beratit, por u ndalën pasi vajza u gjet mbrëmjen e kësaj të shtune.

Kontaktuar nga Report Tv, babai i vajzës ka hedhur dyshime se persona të paidentifikuar e kanë mbajtur vajzën me forcë.

"Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet", rrëfen babai.

Banesa Fushë Krujë ku u gjet 15-vjeçarja Ergita Liço

Denoncimi është bërë nga babai i saj, Miklovani. Ata kishin humbur kontaktet me vajzën rreth orës 23:30 të mbrëmjes. Vëllai i vajzës e kishte parë të motrën fillimisht në një lokal të qytetit të Vlorës dhe i ka kërkuar të shkojë në shtëpi, por ajo nuk kishte pranuar ndërkohë kamerat e sigurisë në Lushnje e kishin filmuar në një hotel.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
E humbur prej 3 ditësh në Vlorë, 15-vjeçarja gjendet në Fushë-Krujë! Ja shtëpia e braktisur ku u gjet

1596915754_1596883496ergita.jpg

Pas 3 ditësh e humbur, është gjetur në Fushë- Krujë 15-vjeçarja Ergita Liço. Babai i saj Miklovani tregon për Report Tv se vajza është gjetur në një shtëpi të braktisur. 

"Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet", rrëfen babai.