Gani Hyka, këpucari i palodhur i Vorës

24 Shkurt 2021, 09:24

#verijug #reportTV Në një ditë ditë dimri me shi, Veri Jug ka qëndruar në qytezën e Vorës, një qytezë ndanë autostradës Tiranë Durrës dhe ka zgjedhur të jetë pjesë e një ditë pune e këpucarit Gani Hyka. Jeta dhe historia e një artizani të palodhur që zgjodhi zanatin e këpucarit, si zanat dhe punë me të cilën prej vitesh ai mban në këmbë ekonominë dhe jetën e familjes. Nga një këpucari në një barangë të vogël në fillim të viteve ’90, tek një rulot që shërbeu si këpucari e më pas, në një dyqan me kushte shumë të mira, me paisjet dhe veglat e punës së një zanatçiu. Cilat janë disa nga sekretet e punës së një këpucari dhe pse ja vlen të punosh si këpucar. Në fund të takimit me usta Ganiun, tre pyetje mbi jetën në qytezën e Vorës, cfarë mendon qytetari Hyka për klasën politike shqiptare dhe a do të vaksinohet ai me vaksinën kundër coronavirusit covid 19. Na ndiqni me reportazhin “Gani Hyka, këpucari I palodhur I Vorës”, realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.