Gara/ Gjiri i Vlorës 'pushtohet' nga varkat me vela, gati trefish më shumë se vitin e kaluar

8 Korrik 2023, 20:41

Gjiri i Vlorës është ‘pushtuar’ nga varkat me vela që u nisën nga Brindisi në Itali që prej 6 korrikut për të konkluduar edicionin e 12 të kësaj gare. Ky vit ishte i veçantë pasi ka pasur një rritje shumë të madhe të garuesve, me trefishim të varkave, ndërkohë që për herë të parë kishte edhe 2 garues shqiptarë.