Gara për kreun e BKH, intervistohen sot në SPAK 4 kandidatë e parë! 'Testi' i fundit që duhet të kalojnë

26 Shkurt 2020, 16:33

TIRANE- Pas testimit para makinës së të vërtetës, 8 kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit do t'i nënshtrohen intervistimit pranë ambienteve të SPAK në datat 26-27 shkurt, sipas një rendi alfabetik.

Ndër pyetjet në këtë fazë të fundit të garës janë: Njohuritë për ndryshimet kushtetuese, ligjet e reformës, vizioni për drejtimin e BKH si dhe menaxhimi i çështjeve të mbartura dhe si koordinohet puna e këtyre institucioneve.