Gara për kreun e ri të PD/ Deputetët që kundërshtuan propozimin e grupit parlamentar, 1 vit më parë firmosën për të njëjtin draft: Zgjedhje në bazë, më pas për kryetarin

10 Qershor 2023, 18:17

Javën që sapo lamë pas, demokratët e PD zyrtare u përfshinë në debatin, ndoshta më të ashpër mes tyre, atë për hapjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri. Në thelb, të dyja palët janë pro hapjes së garës për të zgjedhur ekipin e ri për sfidën elektorale të 2025 në kushtet kur sapo kanë dalë nga humbja drastike e 14 majit, por mënyra sesi duhet të shkohet drejt këtij procesi i ndan ata.

Në të gdhirë të 7 Qershorit, Kryesia e PD, miratoi me 17 vota, pa dakordësinë e gjithë anëtarëve hapjen e garës për kryetarin e ri. Mes 17 anëtarëve që votuan pro hapjes së garës për kryetarin, janë edhe 6 deputetë që dolën kundër platformës së propozuar nga grupi parlamentar i PD: se fillimisht duhet të bëhet 1-certifikimi i anëtarësisë, 2-zgjedhjet në seksione, grup seksione e degë, e më pas zgjedhjet për kryetarin e ri.