Gara për vakancën e 7-të në Gjykatën Kushtetuese, KED vendos sot për kandidaten Sonila Bejtja

28 Dhjetor 2020, 13:54 | Përditesimi i fundit: 2020-12-28 13:56:21

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi  do të mblidhet ditën e sotme për të intervistuar kandidaten për Gjykatën Kushtetuese, Sonila Bejtja, e cila kandidon për vakanten e Presidencës.

Mbledhja do të mbahet sot dhe do të bëhet shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale me betimin në Presidencë të Përparim Kalos, i cili u bë anëtari i 6-të i kësaj gjykate që prej thuajse 3 vitesh ishte e bllokuar.

Njoftimi i KED

Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019

Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.

Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar– Altin Binaj

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:Sonila Bejtja.

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë: Sonila Bejtja.

Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.