Pas ultimatumit të Kim/ Kushtetuesja nis nga puna, betohet gjyqtari i 6-të Përparim Kalo, Presidenti Meta: Ka ende punë! Soreca dhe Gjonaj: Arritje e reformës

Me ceremoninë e betimi të gjyqtarit të 6-të Përparim Kalo gjykata kushtetuese është funksionale në vigjilje të krishtlindjeve 2020. Një javë përpara apelit dhe afatit të fundit që kish vendosur ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Prej javësh ajo u përfshi në një diplomaci intensive duke kërkuar nga aktorët shqiptarë të mbanin fjalën për ta kompletuar brenda 31 dhjetor 2020. z. Kalo një jurist karriere mori detyrën nga kjo e enjte duke u bërë gjyqtari i 6-të, kuorumi i nevojshëm për të funksionuar.

Dy ditë më parë këtë detyrë e mori edhe prokurori Altin Binaj i cili u bë gjyqtari i 5-të kushtetues. Në ditën e parë të punës si gjyqtar kushtetues z.Binaj në pak minuta pushim u pa në shoqërin e ish eprores së tij Ina Rama.

1608815565_binajrama.jpg

Pasi i pranoi Betimin gjyqtarit Kalo dhe i dha dekretin, Presidenti Meta reagoi nga Elbasani duke thënë se tani kjo gjykatë duhet monitoruar për vendimet që do të japë.

Reagimi për krijimin e kuorumit në Kushtetuese erdhi edhe nga ambasadori BE-s Luigi Soreca i cili në një postim në Twiter e cilësoi arritje të reformës që do tu shërbej qytetarëve.

"Sot Z. Përparim Kalo u betua përpara Presidentit Ilir Meta si anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi gjykata tani është plotësisht funksionale. Një arritje e konsiderueshme për qytetarët e Shqipërisë dhe reformën në drejtësi”, shkroi ai.

Ndërsa ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj e ka vlerësuar kuorumin si një lajm të mirë.

"Këtë fund viti e mbyllim me një lajm shumë të mirë për konkretizimin e rezultateve të Reformës në Drejtësi". 

Në lidhje me emërimin e Kalos reaguan menjëherë ambasadorja e SHBA Yuri Kim, e cila e konsideroi një hap gjigant përpara, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, reagoi duke e kosnideruar plotësimin e Gjykatës Kushtetuese si arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Ndërsa Prezenca e OSBE në Tiranë e cilëson lajm fantastik, ndërsa shkruan në latinisht 'Ad Majora' një frazë e përdorur si dëshirë për të arritur rezultate gjithnjë e më pozitive në punën e dikujt.

Ky emërim i Kalos nga Presidenti erdhi pasi të martën është betuar Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, i cili u zgjodh nga Kuvendi seancën e së enjtes së kaluar.

Nga 9-të anëtarë kushtetuesja tashmë ka 6-të dhe pritet që 3 gjyqtarët e tjerë të vijnë pas plotësimit të gjykatës së lartë. Përveç Kalos e Binajt, Gjykata Kushtetuese ka edhe katër anëtarë të tjerë si Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Ndërkohë KED pritet që në janar 2021 të dërgojë në presidencë emrat e kandidatëve që do të plotësojnë vakancën e fundit të shpallur nga presidenti.1608816478_5fe38dfb08276antaretkushtetuesja.jpg

6 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese:  Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Betimi i anëtarit të 6-të të Kushtetueses, Soreca: Arritje për qytetarët dhe reformën në drejtësi

1606386786_luigisoreca620x330.jpg

Për betimin e anëtarit të 6-të të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalon ka reaguar ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Ai thotë se me bërjen funksionale të gjykatës është një arritje për qytetarët dhe reformën në drejtësi.

“Sot Z. Përparim Kalo u betua përpara Presidentit Ilir Meta si anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi gjykata tani është plotësisht funksionale. Një arritje e konsiderueshme për qytetarët e Shqipërisë dhe reformën në drejtësi”, shkruan ambasadori i BE në Tiranë në Twitter.

Ora 13:03
Kushtetuesja funksionale/ Gjonaj: Hap domethënës drejt plotësimit të reformave dhe anëtarësimit në BE!

1608197568_gjonaj.jpg

Pas bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se ky është një hap domethënës drejt plotësimit të reformave dhe kushteve për anëtarësimin në BE.

"Këtë fund viti e mbyllim me një lajm shumë të mirë për konkretizimin e rezultateve të Reformës në Drejtësi! Gjykata Kushtetuese tashmë funksionale me 6 anëtarë! Një hap domethënës përpara që i shërben Shqipërisë në avancimin e reformave, por njëkohësisht plotëson të gjitha prioritetet e vendosura për negociatat për anëtarësim në BE. Falenderim BE-së dhe SHBA-së për mbështetjen e pakursyer" - shkruan Gjonaj.

 

Ora 12:15
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Meta: Ka ende punë, duhet të monitorojmë funksionalitetin e saj! PS bllokoi 3 herë KED (VIDEO)

Nga Elbasani, Presidenti Ilir Meta foli mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke u shprehur se pas bërjes funksionale, duhet monitoruar puna e saj. Sipas tij, ka ende punë për të bërë derisa Gjykata të bëhet totalisht funksionale pasi kujtojmë se Kushtetuesja ka 6 anëtarë, nga 9 që kërkohen. Ai akuzoi maxhorancën se bllokoi 3 herë KED për të kapur Kushtetuesen, ndërsa tha se roli i saj është i rëndësishëm, duke kujtuar rastin e Kosovës ku vendimi i gjykatës rrëzoi qeverinë.

Paraditen e sotme, gjyqtari Përparim Kalo bëri sot betimin në Presidencë dhe merr zyrtarisht detyrën. 

"Gjykata Kushtetuese ka qenë dhe duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm në vend. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetej pa Gjykatë Funksionale por ka ende punë për ta plotësuar. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese është thelbësore.Shpresoj që të gjithë anëtarët e kësaj gjykate të kenë përgjegjshëmri maksimale për t ëkuptuar rëndësinë e këtij institucioni për të mbrojtur demokracinë dhe interesin kombëtar. Do mbështes pavarësinë e këtij institucioni" - u shpreh Meta.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta deklaroi se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces i rëndësishëm duke sjellë dhe në vëmendje vendimin e Kosovës e cila rrëzoi qeverinë Hoti.

"Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit nga ana e procesit. Çdo spekultim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi përplasja e Presidentit të kaluar dhe ish drejtuesit të KED, atëherë kishim një përpjekje për të kapur në mënyrë kriminale dhe mafioze, për të kapur një anëtar të presidentit nga mazhoranca. Presidenti ka vepruar gjithmonë në mënyrën më të shpejtë të mundshme kur KED ka vepruar për të plotësuar vakancat. KED u bllokua 3 herë dhe kjo ishte e qëllimshme. Dua të falenderoj Bundestagun që vendosi si kusht bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Është një proces që vazhdon por mbi të gjitha ne duhet të monitorojmë funksionimin e saj në të ardhmen. Në Kosovë pati një zhvillim shumë interesant" - tha Meta.

Më datë 21 dhjetor, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave