Garanci sovrane fasonerisë! Transformim drejt industrisë së modës...por jo të gjithë do “mbijetojnë”

11 Maj, 13:03

Vetëm 70% e bizneseve të fasonerisë do të aplikojnë për të marrë kredinë sovrane, me normë interesi të ulët dhe të garantuar nga shteti. Përfaqësues të këtij sektori thonë se për shkak të krizave, manifaktura po shkon drejt transformimit për tu kthyer në industri mode, por këtij hapi jo të gjitha ndërmarrjet do i përgjigjen dhe një pjesë prej tyre do të mbyllen.