Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash, rritet ekspozimi i bankave! Gjysma e huave me kolateral pasuritë e paluajtshme

10 Korrik, 16:36 | Përditesimi: 10 Korrik, 16:36

Stoku i kredisë së dhënë për blerje pronash nga qytetarët dhe bizneset arriti tjetër rekord në 2025-ën. Banka e Shqipërisë thotë se totali i kredisë për këtë qëllim arriti 460 miliardë lekë, duke rritur ekspozimin e bankave ndaj këtij sektori. Në raportin vjetor të mbikëqyrjes thuhet se 46.1% e totalit të kredisë së dhënë ka si kolateral pasuri të paluajtshme.

E.H/Shqiptarja.com