Gati ndërhyrja për rehabilitimin e rrëshqitjeve të rrugës në Radhimë dhe Borsh, Balluku: Punimet përfundojnë brenda 30 ditëve

28 Maj 2021, 16:02 | Përditesimi: 28 Maj 2021, 16:02

Në aksin rrugor Vlorë-Radhimë si dhe Borsh shumë shpejt do të nisë puna për rehabilitimin e rrëshqitjes së rrugës të ndodhur pak muaj më parë. Punimet në të dyja këto pika pritet të përfundojnë brenda muajit qershor për të bërë të siguruar një qarkullim pa asnjë problematikë për automjetet gjatë këtij sezoni turistik.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho ishin në Radhimë ku dhanë detaje sa i takon punimeve që do të realizohen në të dyja këto pika.

r.k./Shqiptarja.com