Gati projektligji, sigurimi i banesave nga tërmeti do të jetë i detyruar! Detyrim edhe për banesat me qira dhe në proces legalizimi

7 Gusht 2023, 18:30

Rreth 3 vite e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, qeveria ka gati projekt-ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

Projekt-ligji i nxjerrë për konsultim publik, ka si qëllim mbulimin e humbjeve financiare nga tërmetet ndërsa detyrimin për t’u siguruar e kanë të gjitha banesat, përfshirë ato sociale me qira dhe ato në proces legalizimi.