Gazetari Artan Hoxha jep detajet: Sherri në protestë nisi për flamurin e LSI-së

4 Qershor 2019, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2019-06-04 12:33:59

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha në një lidhje telefonike pas arrestimit të Zamir Sijani deklaron se sipas burimeve të tij janë identifikuar edhe personat e tjerë që u përfshinë. Ai thotë se grupi përbëhej nga gjashtë persona, teksa Sijani u arrestua, pesë të tjerët janë shpallur në kërkim pas identifikimit.

"Në protestë ka qenë një kontigjent kriminal. Si është e mundur që të ishin pajisur me leva dhe mjete të fortë, a thua të ishin një bandë gangsterësh për të sulmuar një grup rival?!  Ymer Çela në dëshminë e tij fillimisht ka thënë se është goditur me qytë pistolete dhe më vonë ka thënë se ishin militantë të LSI. Sherri ka nisur kur po kalonte një militante e LSI-së me flamur në dorë.

Fillimisht Erjoni i ka kërkuar që ta heqë. Në ndihmë të zonjës u afrua një invalid, një person me një patricë. I doli në mbrojtje militantes së LSI dhe i ka thënë Erjonit se nuk ka pse të heqë. Debati mes invalid dhe Erjonit kaloi në ofendime dhe një grup personash që e njihnin gruan ndërhynë dhe sulmuan babë e bir, janë identifikuar të tjerë dhe janë shpallur në kërkim. Janë gjashtë persona të përfshirë, njëri u kap, ndërsa pesë të tjerët janë në kërkim, pasi janë identifikuar" tha ai.