Protestuesit me shufra hekuri plagosin truprojën e Berishës dhe djalin, VIDEO zbulon blofin e ish-kryeministrit

Një përleshje e dhunshme shpërtheu dje në mes të sheshit gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës jokuvendore. Babë e bir, Ymer dhe Erjon Çela u rrahën me grushte e shkelma dhe më tej u goditën me një shufër hekuri. Përleshja e dhunshme i la të plagosur me dëmtime të mëdha në kokë babë e bir, të cilët përfunduan për trajtim në Spitalin e Traumës.

Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, nga spitali i Traumës, Erjon Çela tha se babai i tij, Ymer Çela ka qenë truprojë i ish-kryeministrit Sali Berisha deri në vitin 1998. Ishte pikërisht ish-kryeministri, ai që postoi në rrjetet sociale foto nga spitali të dy të palgosurve, ku zbuloi edhe identitetin e tyre. Nuk munguan akuzat ndaj policisë. Berisha tha se protestuesit paqësore u sulmuan nga policia. Sipas ish-kryeministrit “kriminelë të narkopolicisë civile kanë goditur me qytë revolveri dhe shkaktuar plagë të rënda në kokë, në hundë, në nofull dhe trup protestuesve paqësor Ymer Çela dhe djalit të tij Erjon Çela”.  

Por Report TV transmetoi ekskluzivisht Live gjatë protestës dhe i sjell sërish sot pamje që rrëzojnë këtë qëndrim të ish-kryeministrit, pasi babë e bir janë plagosur në kokë gjatë një sherri mes protestuesve të armatosur me shufra hekuri.

Pamjet tregojnë qartë se konflikti ka ndodhur në mesin e protestuesve ku Erjoni dhe babai i tij, të evidentuar qartë në pamje, qëllohen në mënyrë të vazhdueshme nga persona të tjerë në mesin e turmës. Situatën e qartësoi edhe më shumë djali i Ymer Çelës. Ai tha në intervistën ekskluzive për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, se persona të paidentifikuar nga protestuesit, njohën babain e tij e thirrën në emër, Ymer Çela, dhe më tej nisën të qëllonin me paterica në kokë dhe trup.

Protestuesit qe ndiqnin liderin demokrat Lulzim Basha nga kryeministria tek parlamenti, nga ish-hotel 'Dajti' deri tek Ministria e Brendshme nisën sulmin ndaj Ymes Çelës dhe djalit të tij. Madje Erjon Çela, thotë se protestuesit fillimisht mund të kenë menduar se ai dhe babai i tij ishin policë të infiltruar.

"Në fillim jam goditur me grushte dhe shkelma, pastaj më ka ardhur një patericë turinjve. Kujtonin se ishte policia. Në vend ta hante drurin policia e hëngra unë. Filluan duke sharë babain tim, ky është Ymer Çela - thanë. Unë jam demokrat, babën e kam pasur bodyguard me Berishën dikur deri në 1998-ën", tha ai.

Incidenti shumë i rëndë jo vetëm tregon gënjeshtrën e radhës të Sali Berishës, por edhe fakton që një pjesë e protestuesve në fakt kanë shkuar në shesh të përgatitur me shufra hekuri në përballje me policinë.

Ymer Çela ka dalë nga spitali, ndërsa dhe gjendja e Erjonit paraqitet e stabilizuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
KËTA janë sulmuesit e ish-truprojës së Berishës dhe djalit të tij (FOTOT)

Këta janë personat që kanë dhunuar babë e bir, Ymer dhe Erjon Çela gjatë protestës së  opozitës mbrëmjen e së dielës, më 2 qershor. Me shufra hekuri në duar, dhunë me grushte dhe shkelma, ata janë filmuar nga kamerat e Report Tv teksa rrahin ish-truprojën e Sali Berishës, Ymer Çela dhe djalin e tij. Për Report Tv, Erjon Çela tha se ata ishin protestues dhe nisën t'i dhunonin pasi njohën babain e tij të cilin e thërritën në emër.

Fotot janë shkëputur nga video e transmetuar në Report. Për t'i bërë më të identifikueshëm fillimisht kemi shkëputur një foto ku u duket fytyra dhe një foto tjetër ku janë duke qëlluar.

Tashmë i mbetet policisë së Shtetit të bëjë identifikimin e dhunuesve, të cilët janë pikasur nga pamjet filmike.

Ora 13:18
Ekskluzive/ Flet për Report Tv djali i ish-truprojës së Berishës: Si na rrahën pasi thërritën emrin e tim ati (VIDEO)

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Erjon Çela djali i Ymer Çelës, të dy të plagosur në protestën e mbrëmshme të opozitës joparlamentare, thotë se të dy janë qëlluar me shufra hekuri që ai thotë se ishte një patericë.

Nga ambientet e Spitalit të Traumës ku ai po merr mjekim, në një intervistë për gazetaren Doris Sallaku, Erjon Çela thotë se babai i tij është Ymer Çela, truprojë ndër vite i Sali Berishës, deri në 1998-ën. Ai thotë se sulmi nga persona të panjohur për ta, u bë në mënyrë të qëllimshme, pasi siç ai tregon, në mesin e turmës përballë piramidës, këta persona njohën babain e tij, e thirrën në emër, dhe nisën t'i sulmojnë fillimisht me grushte e shkelma, dhe më tej me një patericë. Sipas rrëfimit të Erjon Çelës, fillimisht sulmuesit menduan se ai dhe babai i tij ishin policë të infiltruar.

"Kemi shkuar duke u zënë dhe duke u rrahur, as vet nuk e di se nuk mbaj mend gjë tjetër. Në fillim jam goditur me grushte dhe shkelma, pastaj më ka ardhur një patericë turinjve, se nga doli ajo patericë nuk e di, kujtonin se ishte policia. Në vend ta hante drurin policia e hëngra unë. Lajmëruam ambulancën dhe erdha me ambulancë. Ngjarja ndodhi fillimisht tek piceria përballë piramidës, nga aty kemi shkuar deri tek "Dajti". Filluan duke sharë babain tim, ky është Ymer Çela - thanë. Unë jam demokrat, babën e kam pasur bodyguard me Berishën dikur deri në 1998-ën, na kanë poshtëruar këta që janë në pushtet dhe po na poshtërojnë dita ditës", tha Erjon Çela për Report Tv.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • labi: 04/06/2019 09:08

    ne te semave vafshi te gjithe o plehrat e Saliut

    Përgjigju
  • Perlati: 03/06/2019 23:19

    Ky u ka marre leket socialisteve e demokrateve per ti futur ne pune kur ishte pd ne pushtet. Kush e di kujt i ka dale ne shteg

    Përgjigju
  • Ceno: 03/06/2019 21:37

    Ashtu ju pafsha ishalla O ZOT !!! Hëngshi KOKAT e njeri-tjetrit ishalla ju Krriminelet e PD dhe LSI !!! VRAFSHI dhe PREFSHI KOKAT tuaja ISHALLA O ZOT , ju ish HAJDUTËT e DOGANAVE të PD Krimit

    Përgjigju
  • dulja: 03/06/2019 20:17

    mire tju behet mose u merrni me PD hiqni dore nga plerate

    Përgjigju
  • toni: 03/06/2019 19:23

    vaksinojini

    Përgjigju
  • Anton: 03/06/2019 18:04

    Vrafshit njeri tjetrin kafshet e pyllit

    Përgjigju
  • Populli: 03/06/2019 16:28

    Mire c'eshte kjo Pune keshtu perse nuk arrestohet ky maskara por vazhdon ende populli te vuaj prejudice kesaj kufome

    Përgjigju
  • Populli: 03/06/2019 15:38

    I ka zgjidhur nga zinxhiret kafshet e pyllit ujku plak kurriz dale,hengshi kokat tuaja qe beheni mish per top per Sali Krimineli,Lul Kryehajdutin,Ilir Meten kryebanditin qe kenaqet duke ju pare nga dritarja e presidences,mallkuar qofshi.

    Përgjigju
  • ne tiron: 03/06/2019 15:26

    erjono, shyqyr me kaq, se mund te ishe mish per top. berisha e ka per zakon qe vret nga te vetet qe te marri arkivolin edhe te thyej dyert e shtetit. mend per tju te tjeret (edhe per ty, nese ke mend dmth)

    Përgjigju
  • sali: 03/06/2019 15:09

    Keta qe u goditen me shufra hekuri ishin zgjedhur nga saliu per tu bere theror e pastaj te thoshte qe i vrau policija sic iken ata ne shkoder e kudo,I ka ndihmuar fati qe jane gjalle

    Përgjigju
  • Zani: 03/06/2019 14:59

    Kokat tuaja hëngshi ishalla O ZOT i MADH !!! VAFSHI nè DJALL dhe ESFEL ishalla O ZOT !! Kèshtu ZIHUNI dhe Rrihuni çdo Javè , qè tè Shpètoj SHQIPÈRIA nga ju HALABAKË KRRIMINELË dhe HAJDUTÈ

    Përgjigju
  • dcsa: 03/06/2019 13:30

    shko prape te protesta radhes, se te presin shoket e partise.. ndoshta patericen ta ka ruajtur.. dhe dy gishtat lart he te keqen

    Përgjigju
  • Jeniçerët jorgo: 03/06/2019 13:23

    Hahahahahaha!

    Përgjigju
  • Besnik: 03/06/2019 13:05

    Sali Berisha vin nga shkolla e Enver Hoxhes ti.. Per propagand je shume i zoti.. Burr i lig

    Përgjigju
    • Stil Serb or mik: 03/06/2019 18:52

      Ai eshte i trajnuar nga UDB dhe t'gjitha shpifjet dhe urrejtjen qe perdor i ka nga UDB serbe.

  • Politico: 03/06/2019 12:57

    Bravo. Mos e lejoni me te genjeje ate te dale boje. Keta genjejne ne pushtet genjejne ne opozite. Nxirjani bojen njehere e mire. Vetem ju flisni te verteten se gjithe mediat e tjera se hapin gojen fare. Duket qe jane te mbytura nga presioni i qeverise

    Përgjigju
  • Donela: 03/06/2019 12:38

    Si nuk te han nje mortje mor kriminel i ndyre qe nuk kenaqesh me gjakun e shqiptarve,ti Sali je nje monster,je nje kriminel ordiner qe duhesh denuar pa humbur me kohe mbasi ky vend nuk do merret gjithe jeten me nje plak gungac shtremaluq,je nje felliqsire ordiner,pac mallkimin e ketij populli ti dhe gjithe soji yt i neveritshem.

    Përgjigju
  • ce: 03/06/2019 12:29

    kjo eshte banda e naziskineve te Mamurrasit e komanduar ne kryegangsteri i pd-lesheli Flamur Herman Geringu dhe nuk ka se si te ndodhe ndryshe , nje bande e mbledhur kokerr me kokerr, hajdute, drogaxhinj, xhepiste, llotoxhinj, burgaxhinj, kriminele, zhulanjoze qe perfaqesojne pjesen me te madhe te demonstruesve te Muli horrit,,,

    Përgjigju
    • Fergusson: 04/06/2019 10:35

      Qa thu ti errr bish

  • Ariu: 03/06/2019 12:17

    Hëngshit kokat barbarër që tall bythën Saliu e luli me ju. Ata fusin njerëz brënda turmës që të vrasin njeri dhe pastaj të thonë na vrau policia. Vdekshit plehra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja