Gazetari libanez në Report Tv: Spitalet të tejmbushur, pacientët transportohen jashtë Bejrutit

5 Gusht 2020, 17:51

Në një intervistë ekskluzive për Report TV, gazetari nga Bejruti Abdallah Sfeir, u shpreh se situata në vend pas shpërthimit të pasdites së djeshme është e jashtëzakonshme.

"Ajo çfarë ndodhi në Liban, Bejrut është një katastrofë e jashtëzakonshme. Isha i ulur në shtëpinë time, duke shikuar Televizion në shtëpinë time dhe papritur ndjeva erëra të fuqishme që kalonin në dritaren time. E cila ishte një valë e nxehtë pas shpërthimit të jashtëzakonshëm që ndodhi në Bejrut"-tha Sfeir.