Gazetari në 'Repolitix': Belinda Balluku në hetim, i është kontrolluar telefoni sekretares së saj

17 Dhjetor, 22:04

Gazetari Almer Toska foli në Repolitix mbi deklaratën e ambasadës së SHBA se nuk ka bashkëpunim me personat e përfshirë në korrupsion madhor. Toska e sheh këtë si mesazh edhe për mazhorancën, teksa dha lajmin se ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është në hetim, teksa sot iu zbërthye telefoni sekretares së saj.

'Lajm është fjalia e fundit, i qëndrojmë se nuk angazhohemi me persona të përfshirë në korrupsion madhor. Kjo zonja duhet falënderuar për këtë deklaratë, në kaq kohë nuk e kam parë të bëjë foto me njerëz që akuzohen për korrupsion, Balla, Veliaj, Rama, Balluku. Bravo i qoftë, se ka parë ndonjë herë derën Veliajt, as Ballukut. Siç lexohet tek fjalia. Erion Veliaj i përfshirë në korrupsion madhor. Belinda Balluku që sot iu zbërthye telefonit, sekretares, është personi në hetim ka dhënë 5 mld euro koncesion për rrugën e re. Ajo e di mirë se çfarë po bëjnë këta njerëz në qeverisje.'