Gazetarja Banushi: Altin Çoku me rekorde kriminale por dënime minimale! I vuri gjobë mjekut psikiatër, i mori 4 mijë euro

16 Shkurt, 20:58

39 vjeçari Altin Çoku i akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes ndaj një 27-vjeçareje në Kamëz për shkak se i kishte postuar foto intime në rrjetet sociale ishte një person me rekorde kriminale por që dënimet për të kanë qenë minimale. E ftuar në “Studio Live” në Report Tv gazetarja Keti Banushi solli rastin kur ai kishte kërcënuar me mesazhe edhe një mjek psikiatër.