Një gazetare gjermane është pushuar nga puna, pasi imazhet e saj teksa ‘lyhej’ në baltë, para se të futej në transmetim live.
Gazetarja e RTL Susanna Ohlen, u kap nga kamerat duke u lyer me baltë në Bad Munstereifel, një vend ku ajo supozohet se po ndihmonte në pastrimin e qytetit pas shkatërrimit nga përmbytjet masive që kanë përfshirë vendin.