'Gëlon' evazioni, bizneset 245 mln € sigurime të papaguara për punonjësit! ‘Tatimet’: Më shumë se 2023-shi! Problem vijon dhe nëndeklarimi

25 Mars, 16:30

Bizneset shqiptare nuk paguajnë sigurimet për punonjësit. Drejtoria e Tatimeve thotë se vjet vlera e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të papaguara arriti në 245 milionë euro, ose rreth 20 milionë euro më shumë se në vitin 2023. Edhe pse e kanë detyrim një pjesë e mirë e bizneseve vijojnë të shkelin ligjin.