‘Genc, na i memorizo pak’, Berisha i hutuar pas daljes nga SPAK

23 Janar, 12:43

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme u shfaq pak i hutuar në komunikimin me gazetarët teksa tregonte pyetjet që u kishin drejtuar prokurorët e SPAK.

Ai i kërkoi ndihmë avokatit, Genc Gjokutaj për të sjellë në kujtesë pyetjet që i ishin bërë.

Berisha: Nuk ishin pyetje ato, por një vetëdenigrim... Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje mediokër sa...

Ndërhyrja e avokatit Gjokutaj: Sot është rrezuar çdo masëe sigurie e vendosur për mos-paraqitjen e Berishës në SPAK. Nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një prove