'Gënjeu për të dalë burrë i mirë', Haradinaj-Ramës: Aty ishte dikush për të treguar të vërtetën

2 Maj 2019, 14:52

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kreut të qeverisë shqiptare lidhur me debatin mbi zhvllimet e ndodhura në Samitin e Berlinit. Në një konferencë për mediet Haradinaj u pyet lidhur me deklaratën e Ramës i cili thotë se kryeministrit i Kosovës gënjen për të dalë burrë i mirë. Haradinaj tha se do ta tregojë të vërtetetën edhe kur nuk i pëlqen dikujt dhe lidhur me këtë "është dikush me tregu të vërtetën", duke nënkuptuar prezencën e personave të tjerë prezentë të cilët mund ta konfirmojnë dëklaratën e tij.

“Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit e mi, ua kam borxh të vërtetën. Atë që ka thënë At Zef Pllumi "Rrno për me tregu". Do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt. Kam obligim ndaj qytetarëve për një transparencë të asaj që po ndodh. Shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën", u shpreh Haradinaj.

    No videos found.