Gërdeci/ Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Mediun! Vendoset nëse çështja do kalojë për gjykim

23 Mars 2023, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2023-03-23 22:56:38

Ditën e sotme në GJKKO do të mbahet seanca paraprake për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në këtë seancë paraprake pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim. Në seancën e kaluar që u mbajt më 8 mars, çështja u shty për shkak të mungesës së prokurorëve.